Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Prishtinë. Ai është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.Takimit i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Presidentja Osmani thuhet se ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për t`i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë.
Në raport me situatën e sigurisë në veri, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.
“Për më tepër, theksoi se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë”, thuhet në njoftimin për media, pas takimit nuk pati konferencë për media.
- Advertisement -
Sa i përket Samitit të Procesit të Berlinit, thuhet se është biseduar për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces, “e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit”.
Nga ana tjetër, sa i përket Samitit të NATO-s, sipas njoftimit, presidentja e ka falënderuar Shqipërinë për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë, ndërkaq ka ritheksoi rëndësinë e ecjes përpara me anëtarësim në Partneritet për Paqe, “si hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO, i cili njëkohësisht do t’i kontribuonte stabilitetit afatgjatë në rajon”.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama thuhet se janë dakorduar që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale.
Rama pritet nga Osmani, takimit i bashkohet edhe ambasadori Hovenier
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Prishtinë. Ai është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.Takimit i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
- Advertisement -
Pas këtij takimi, Ramën do ta presë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ndërkaq me shumë gjasë takim Rama-Kurti nuk do të ketë, ani pse kryeministri shqiptar ka thënë nga Shkupi se pret konfirmimin nga kryeministri Kurti për një takim këtë pasdite.
Ndryshe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar se sot të mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive.