Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar ”Epopenë e UÇK-së”, dhe 26 vjetorin e rënies së Komandantit Legjendar Adem Jasharit.
“Krenaria jonë kombëtare është Ushtria Çlirimtare! #EpopejaeUÇK-së”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja, në këtë postim, ka shtuar një video ku fëmijët dëgjohen t’i këndojnë UÇK-së dhe Kosovës.