Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po viziton Komunën e Lipjanit. Ajo është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti. Pas takimit së bashku do të deklarohen për medie, raporton RTKlive.
Sipas agjendës e para e shtetit gjatë ditës së sotme në Lipjan, do të ketë një sërë aktivitetesh duke takuar gra e të rinj, komunitetet jo shumicë dhe biznese të kësaj komune.