Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi ndihmën e shteteve aleate për siç tha të ndalur veprimet destabilizuese të Serbisë në veri të Kosovës.
Këto komente e para e vendit i bëri në Moldavi, duke shtuar se duhet të kërkohet edhe zbatimi i marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel.
“Është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale. Këto janë grupe që janë në listën e zezë zë SHBA-së dhe të Britanisë. Ata po terrorizojnë qytetarët çdo ditë…Na duhet ndihma e aleatëve të jemi më të fokusuar në luftimin e grupeve, por urdhri ndaj tyre vjen nga Vuçiqi. Dihet kush i nxit ato, pra presioni duhet të jetë te Beogradi që ta ndalin dhunën… Kur ka dhunë, çdo zgjidhje mund edhe të fokusohet në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, tha presidentja Osmani.
Më tej ajo tha se Serbia ka shërbyer si satelit i Rusisë derisa tha se në Samitin e liderëve evropianë në Moldavi është për të kërkuar përkrahje të partnerëve t’i luftuar këto tendenca dhe të parandalohet ndikimi i këtyre…
- Advertisement -
Osmani po ashtu njoftoi nuk e ka plan të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.