Burime të RTKlive, kanë mësuar se presidentja Osmani ka diskutuar për për situatën aktuale në vend.
Ambasadorët kanë qëndruar edhe në Qeveri për takim me kryeministrin Albin Kurti.
RTK ka qëndruar para objektit të Qeverisë për të marrë qëndrim për takimet, por ambasadorët e pesëshes më të fuqishme ndërkombëtare ( SHBA, Britani e Madhe, Francë, Gjermani e Itali), nuk janë deklaruar për media.
Gjatë javës është paralajmëruar vizita e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar në Kosovë për të diskutuar për dialogun dhe për çështjen e dinarit.