Për të shtensionuar situatën në Rusi ka nderhyrë presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, i cili ka zhvilluar një bisedë me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin. Thuhet se pas kësaj bisede, Prigozhin ka pranuar që trupat e tij të mos lëvizin drejt Moskës, raporton kanali rus i lajmeve Rossiya 24.
“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagnerit në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për uljen e tensioneve”, raporton Rossiya 24, duke cituar shërbimin për shtyp të Lukashenkos.
Sipas burimit të njëjtë të cilin e transmeton edhe REL, presidenti rus, Vladimir Putin, është dakorduar për këto bisedime.
Ndryshe gjatë gjithë ditës situata në Rusi ka qenë dramatike. Duke u bazuar në mjetet e informimit, forcat e armatosura të Wagnerit kanë marshuar drejt Moskës, ndonëse një grup nacionalistësh nën udhëheqjen e një ish-zyrtar i FSB-së, si dhe trupat çeçene kanë paralajmëruar ballafaqimin me formacionin ushtarak Wagner.