Presidenti francez ju përgjigj një pyetje të gazetarit rreth furnizimit më tanke në Ukrainë, ai tha se asgjë nuk përjashtohet, kjo mund të ndodh shumë shpejtë.
Presidenti Francez Macron nuk përjashton furnizimin e Ukrainës me tanke të rënda ‘Leclerc’ për ta mbështetur atë në luftën e saj kundër Rusisë”, njoftoi Emmanuel Macron në fund të Këshillit të Ministrave Franko-Gjerman, së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Për sa i përket Leclercs i kërkova ministrit të mbrojtjes të punojë për këtë gjë. Asgjë nuk përjashtohet dhe është diçka që ne të gjithë e vlerësojmë së bashku”, deklaroi presidenti francez gjatë këtij takimi
Ndërsa, Scholz, i pyetur për Leopardët, tha se “mënyra se si kemi vepruar në të kaluarën është gjithmonë e koordinuar ngushtë me miqtë dhe aleatët tanë dhe ne do të vazhdojmë të veprojmë sipas situatës konkrete”.