Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Presidenca reagon: Versioni i Asociacionit që u dorëzua dje, i ngjashëm me atë të Vojvodinës
Lajme

Presidenca reagon: Versioni i Asociacionit që u dorëzua dje, i ngjashëm me atë të Vojvodinës

Published 03/05/2023
Share
SHARE

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Ekipi Menaxhues dorëzoi dje një drafstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është shumë i ngjashëm me statutin e Vojvodinës.

Vela në “Twitter” ka postuar edhe faqe nga drafstatuti i propozuar nga Ekipi menaxhues dhe faqe të statutit të Vojvodinës, duke e bërë krahasimin.

“Synimi i tyre duket se është rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë, njëlloj si Vojvodina, me synim të anulimit të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Vela, që ka thënë se ky draft s’do të kalojë.

Gjatë ditës edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se qëndrimet e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të prezantuara në Bruksel kanë qenë tronditëse,  një Republikë serbe brenda Kosovës.

- Advertisement -

Konjufca ka thënë se është e pakuptimtë se si një deputete e Serbisë ta përfaqësoj Kosovën, duke shtuar se ka më shumë se një javë që ka kërkuar shkarkimin e tyre.

“Sa i përket diskutimeve në Bruksel, gjithçka ishte e pritshme lidhur me atë që ndodhi, pra ekipi menaxhues i cili ishte vendosur prej Qeverive të mëparshme të Kosovës pati një qëndrim vërtet tronditës për ne. Me qenë se atje i prezantoj interesat e Republikës së Serbisë, jo interesat e Republikës së Kosovës. Pra po e shini edhe vetë se çfarë ekipe menaxhuese edhe çfarë institucione kanë vendosur qeveritë e mëparshme. Kanë vendosur zyrtarë të cilët absolutisht nuk kanë lidhje me interesat e Kosovës, bile bile njëra prej tyre me sa dëgjova ishte pas bërë deputete në Parlament të Serbisë dhe ishte deputete e partisë së Aleksandër Vuqiçit”.

“Kështu që nuk patëm ne çka të presim tjetër prej këtij ekipi menaxhues. Ky ekip menaxhues e prezantoi një draft-statut i cili është një Republikë Serbe brenda Kosovës. Kjo natyrisht që është e papranueshme për qeverinë tonë, për institucionet tona, gjithçka do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, çdo zgjidhje që ju jepet përtej kornizave të Kushtetutës është e pavlefshëm dhe mu më pëlqeu shumë dhe jam para këtij akti të Qeverisë për t’i shkarkuar ekipin menaxhues, sepse një grup, një ekip i cili përfaqëson interesat e Aleksandër Vuqiçit e jo interesat e popullit tonë. Nuk ka çka të kërkoj në pozicione zyrtare edhe nuk ka se si të përfaqësoj popullin edhe qytetarët e Kosovës. Ata e përfaqësuan Serbinë ditën e djeshme, unë kam pas bërë thirrje para një jave që ky ekip të shkarkohet”, tha ai.

Mëngjesin e së martës, Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka liruar nga detyra Ekipin Menaxhues për hartimin e draftstatutit për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe në Kosovë.

Ekipi menaxhues ishte ngarkuar me përgjegjësinë e themelimit të Asociacionit, në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, por Ministri Krasniqi tha sot se ky ekip prezantoi punën e tij dje dhe se tashmë është pa status.

- Advertisement -

“Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkovic”, ka thënë Krasniqi.

The ASMM Management Team submitted Serbia’s version of the statute, which is very similar to Vojvodina’s statute.

Their aim seems to be re-constitute Serbia’s autonomous authority in Kosovo, same like Vojvodina, with the aim to nullify the 🇽🇰 institutions.

- Advertisement -

This ASMM won’t fly! pic.twitter.com/CJINtc12b2

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 3, 2023

KosPress Portal 03/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025
Lajme

Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe

16/05/2025
Lajme

Meloni pritet në Tiranë nga Rama, gjesti i gjunjëzimit tërheq vëmendjen

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?