Naser Gashi, 62 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga dy persona të maskuar, ndërsa ishte me Miftar Miftarin, 40 vjeç, i cili u plagos, më 25 mars në rrugët “Bajram Kelmendi” dhe “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka deklaruar për Klankosova.tv se deri tani nuk është arrestuar askush në lidhje me këtë rast dhe ende nuk janë zbuluar motivet e sulmit.
Sipas raportit të policisë, është siguruar informata se armët e përdorura në ngjarjen e rëndë janë gjetur të fshehura në magjistralen Prishtinë – Mutivodë. Njësitet policore janë dërguar në vendngjarje dhe kanë sekuestruar tre armë zjarri: një AK 47, një armë TT dhe një armë COLT.
Policia e Kosovës ka intensifikuar hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndalimin e personave të dyshuar.