Policia ka reaguar në lidhje me protestën që është mbajtur sot në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut.
Sipas policisë, qytetarët filluan të mblidheshin rreth orës 11:00, për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me situatën dhe deklarimet për hapjen e urës për qarkullim.
“Rreth orës 12:00, protesta ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, policia tha se janë kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit para, gjatë dhe deri në përfundim të protestës.