Një grua ka kryer abort në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë. Policia e Kosovës ka iniciuar hetimet për rastin si “dhunim”, por nuk ka ofruar detaje të tjera.
“Prishtinë. Më 20.03.2025 është raportuar se një femër kosovare ka kryer abort në Klinikën Gjinekologjike. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si ‘dhunim’ dhe po hetohet nga njësitë përkatëse,” thuhet në raportin 24-orësh të policisë.