Policia e Kosovës, ka nisur disa automjete të blinduara drejt pikës kufitare me Serbinë. Policia thotë se ka marrë informata se “dikush” mund të hyjë nga Serbia me motoçikleta dhe mund të prishin sigurinë publike dhe këtë policia i ka bërë të gjitha përgatitjet.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i ka thënë RTKlive se e kanë pranuar informatën për ardhjen e personave, por se nuk e kanë ende të qartë se kush.
“Është njëfarë informate që ka me ardhur dikush prej Serbisë dhe policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata. Kemi informata se mund të mblidhen motoristë të cilat mund të prishnin sigurinë publike në veri”, ka thënë ai.