Policia e Kosovës ka marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve pasi të njëjtit janë kapur duke bërë gara shpejtësie me vetura në qytetin e Gjilanit në rrugën e Kamenicës.
Siç njofton policia, ndaj dy kundërvajtësve u është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse e ndalim vozitjes së automjeteve me veprim motorik në kohëzgjatje prej 12 muajsh.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, ka apeluar vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001.