Policia e rajonit të Prishtinës, po bën një punë së shkëlqyer në drejtim të gjetjes së armëve dhe municioneve që kohëve të fundit kanë qenë ndër prioritetet për tu luftuar nga ana e policisë.
Kësisoj, sot rreth orës 03:15, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj veturës Toyota, me targë Kosove si dhe ndaj të dyshuarit;
-B. V, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj;
-Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm,,
- Advertisement -
-Pesëmbëdhjetë copë fishek të kalibrit të njëjtë,
·Dy karikatorë, si dhe,
·Një shufër metalike.
Ndaj të dyshuarit, në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e ka proceduar më tej.