Me date 02.03.2023 rreth orës 12:40 gjate pikës se kontrollit për automjete dhe në zbatim të plan Veprimit “Preventiva 2023”, gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren te dy nxënës janë gjetur nga një thikë që mbante secili në qante të shkollës, thikat janë konfiskuar si prove materiale.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit nga departamenti për te mitur i cili ka urdhëruar qe te iniciohet rasti Mbajte ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te Armeve ndërsa dy te dyshuarit janë intervistuar ne prani te prindërve dhe avokateve mbrojtës dhe me pas janë liruar. Rasti nen hetime.
Gjithashtu të njëjtën ditë rreth orës 18:00, hetuesit e Stacionit Policor Prizren – Veri kane kryer kontroll ( bastisje) në Fshatin Serbice e Ulet në shtëpinë dhe objektet përcjellëse te një të dyshuari. Kontrolli është kryer me urdhër të Prokurorit të Shtetit pas grumbullimit të informative në rruge operative dhe për shkak te ekzistimit te dyshimit se te dyshuarit munde ti gjenden ne pronësi arme zjarri.
Te dyshuarit i është gjetur në posedim e me pas i është sekuestruar nga ana e krim teknikut ne cilësinë e dëshmisë materiale; Një (1) pistoletë që dyshohet të jetë me gaz dhe një karikator i zbrazet i pistoletës.
- Advertisement -
I dyshuari është intervistuar ne prezencë te avokat te caktuar sipas detyrës zyrtare dhe në deklarate e pranon veprën e cila i ngarkohet.
Për te gjitha njoftohet Prokurori i Shtetit ( Kujdestar ) me vendim të cilit rasti procedohet i rregullt kurse kundër te dyshuarit ngritët KALLEZIM PENAL.