Policia e Kosovës së shpejti mund të hapë konkurs të ri. Kështu njoftoi Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani,
Ai tha se konkursi i ardhshëm mund të jetë për shkak të nevojës për kandidatë nga komunitetet, që vjen si pasojë e dorëheqjeve të policëve në Mitrovicën Veriore.
“Për shkak të dorëheqjeve të policëve në Mitrovicën Veriore ka qenë edhe konkursi i fundit, ka nevojë të ketë ende kandidatë nga komunitetet dhe konkursi i ardhshëm mund të jetë për atë arsye. Ka nevojë të ketë ende kadetë të komuniteteve të tjera, mund të jetë edhe konkurs që do t’i dedikohet kryesisht minoriteteve, por nuk përjashtohen edhe konkurset e tjera të radhës që do t’i dedikohen edhe shqiptarëve. Për këtë do të jeni të njoftuar me kohë, se kur dhe për çfarë nevoja do të hapet konkursi i radhës”, tha Kelani në një konferencë për media.
Konferenca për media sot, ku Kelani së bashku me Jeton Rexhepin, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor njoftuan se në periudhën janar – mars të vitit 2022 janë shënuar 452.