Policia e Kosovës ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi në Mitrovicë të veriut.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se nuk ka persona të arrestuar.
“Rreth orës 16:00 është bastisur një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave”, ka thënë Elshani./21Media