Sot, në ora 15:50 policët e stacionit në Han të Elezit kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës E.R (M/K) i moshës 25 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Keqpërdorim i besimit” me dënim burgimi prej nëntëdhjetë (90) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.