Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha priti në takim njohës komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.
Policia bën me dije se përveçse ishte një takim njoftues u diskutuan edhe tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.
Takimi rezultoi me rikonfirmimin e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimit të shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet dhe patrullimet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun.
“Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme”, njofton Policia e Kosovës.