Një person i dyshuar është arrestuar gjatë mbrëmjes se djeshme në Skenderaj, arrestimi i të dyshuarit L.R., 31 vjeçar, është bërë pasi që i njëjti me armë zjarri ka plagosur viktimën mashkull kosovar.
Si pasojë e lëndimeve viktima i moshës 51 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Skenderaj, e më pas është transferuar për në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.
Ndërsa në cilësi të provave materiale Policia ka konfiskuar një armë e shkurt zjarri modeli Cervena Zastava 7.62, një karikator, dy fishek, një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit L.R., 31 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, u është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për vepër penale ‘’Vrasje ne tentativë’’.