Tre policët e Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe janë liruar me vendim të Gjykatës në Kralevë.
Ai ka publikuar edhe një fotografi së bashku me tre policët që ishin rrëmbyer.
“Më në fund!” ka shkruar Haxholli mbi foton e postuar në “Facebook”
- Advertisement -
Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, ishin rrëmbyer më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.
Të njëjtit dolën sot sërish para Gjykatës së Kralevës në Serbi, ku edhe u mor vendimi për lirimin e tyre./21Media