Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Prizren, ku pas një përplasje fizike mes pesë personave të ndarë në dy grupe ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur në këmbë një person.
Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa autorët e dyshuar janë vënë në pranga.
“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afër lagjes së spitalit ka pasur një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas një mosmarrëveshje në mes të palëve”, tha Bytyqi për Express.
- Advertisement -
“Një gëzhojë është gjetur në vendngjarje. Të dyshuarit janë arrestuar, disa persona janë duke u intervistuar”, u shpreh ai.