Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë konfirmuar emërimin e Peter Sorensenit për emisar të ardhshëm evropian për dialog.
Paraprakisht emërimin e tij e kanë miratuar ambasadorët e shteteve anëtare te BE-së.
Sorensen pritet të marrë detyrën me 1 shkurt, meqë emisarit në largim Miroslav Lajçak i skadon mandati më 31 janar të këtij viti.