Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për herë të 11-të në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së re, në një situatë që po karakterizohet nga ngërçi politik dhe mungesa e konsensusit ndërmjet partive.
Pavarësisht tentativave të njëpasnjëshme, qëndrimet e subjekteve politike mbeten të pandryshuara, duke lënë procesin në një ngërç të thellë institucional.
Në dy seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar krijimin e një komisioni që do të mundësonte zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përmes votimit të fshehtë – një nismë që nuk ka arritur të marrë përkrahjen e nevojshme nga partitë e tjera.
Edhe në seancën e sotme, sinjalet nga Vetëvendosje tregojnë se partia do të insistojë sërish në këtë formë të votimit, megjithatë, pa ndonjë shenjë se situata do të ndryshojë.