Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Përplasja e trenave në Greqi
Lajme

Përplasja e trenave në Greqi

Published 01/03/2023
Share
SHARE

Të mbijetuarit kanë treguar për “10 sekonda makth” pasi vagoni i tyre i trenit u përmbys dhe u përfshi nga flakët në një aksident në Greqinë veriore.
Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në përplasjen kokë më kokë midis dy trenave pranë qytetit të Larisës mbrëmjen e së martës.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuar.
Dëgjuam një zhurmë të madhe”, tha pasagjeri 28-vjeçar Stergios Minenis.
“Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar, shtoi ai për Reuters.
Sipas një pasagjeri të tronditur që foli për televizionin Skai, xhamat shpërthyen papritur dhe njerëzit po bërtisnin dhe kishin frikë.
“Fatmirësisht, ne mundëm të hapnim dyert dhe të arratiseshim mjaft shpejt. Në vagonët e tjerë nuk arritën të dilnin, madje një vagon mori flakë”, tha një pasagjer.
Bashkëpasagjeri Angelos Tsiamouras tha për mediat lokale se përplasja ishte ndjerë si një tërmet, ndërsa një tjetër i quajtur Lazos i tha gazetës Protothema: “Unë nuk u lëndova, por u ndota me gjak nga njerëzit e tjerë që u plagosën pranë meje.”
Treni i pasagjerëve po udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut kur u përplas kokë më kokë me trenin tjetër të mallrave, duke shkaktuar zjarr në të paktën një nga vagonët. Nuk dihet shkaku i rrëzimit.
Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca ishin në vendngjarje, thanë shërbimet greke të urgjencës, me vinça të përdorur gjithashtu për të hequr rrënojat.
“Ishte një përplasje shumë e fuqishme”, tha për televizionin shtetëror guvernatori rajonal i rajonit të Thesalisë, Kostas Agorastos.
“Kjo është një natë e tmerrshme… Është e vështirë të përshkruhet skena”, shtoi ai.
Ai tha se katër vagonët e parë të trenit të pasagjerëve u dolën nga shinat, dhe dy vagonët e parë morën flakë dhe u “shkatërruan pothuajse plotësisht”.
“Ata po udhëtonin me shpejtësi të madhe dhe njëri (shofer) nuk e dinte se tjetri po vinte,” tha guvernatori.
Kushtet për punonjësit e shpëtimit ishin “shumë të vështira” për shkak të “ashpërsisë së përplasjes”, u tha gazetarëve zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës Vassilis Varthakoyiannis.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në tërë jetën time. Është tragjike. Pesë orë më vonë, ne po gjejmë trupa”, tha një shpëtimtar i rraskapitur që doli nga rrënojat për agjencinë e lajmeve AFP.
“Po jetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur… ka të vdekur. Do të jemi gjithë natën këtu, derisa të mbarojmë, derisa të gjejmë personin e fundit”, tha një tjetër punonjës vullnetar shpëtimi për ERT, transmetuesi shtetëror në komentet e cituara nga Reuters.

KosPress Portal 01/03/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025
Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat
Sport 14/05/2025
Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn

14/05/2025
Lajme

Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore

14/05/2025
Lajme

Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA

14/05/2025
Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian viziton Kosovën – në fokus bashkëpunimi me Osmani dhe Kurtin

14/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?