Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Përpjekje për konsensus – Dehari fton partitë për të çuar përpara seancën konstituive
Lajme

Përpjekje për konsensus – Dehari fton partitë për të çuar përpara seancën konstituive

Published 23/04/2025
Share
SHARE

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare, në përpjekje për të tejkaluar ngërçin institucional dhe për të mundësuar konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë.

Takimi pritet të mbahet sot në orën 09:30, pak para nisjes së seancës së re të thirrur për orën 10:00, njofton KosovaPress.

Kjo është hera e pestë që tentohen hapat përfundimtarë të konstituimit të Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të tij – një proces që deri më tani ka dështuar për shkak të mungesës së konsensusit politik.

Lëvizja Vetëvendosje ka ripërsëritur qëndrimin se pa një marrëveshje politike, nuk duhet të ketë votim të njëanshëm për postin e kryetarit të Kuvendit. Deputeti i zgjedhur dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se partia e tij vazhdon ta propozojë Albulena Haxhiun për këtë pozitë, pavarësisht se ajo nuk siguroi votat e nevojshme në seancën e kaluar.

- Advertisement -

Pikërisht për këtë arsye, seanca e së hënës u ndërpre nga kryesuesi Dehari, duke caktuar të mërkurën si ditë të re për vazhdimin e saj.

Kujtojmë se LVV-ja kishte dështuar më 19 prill të zgjedhë Haxhiun si kryetare të Kuvendit, duke shtuar edhe më tej pasigurinë politike në vend.

KosPress Portal 23/04/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?
Sport 13/05/2025
Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi
Lajme 13/05/2025
Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari
Sport 13/05/2025
Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të
Lajme 13/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi

13/05/2025
Lajme

Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të

13/05/2025
Lajme

Kuvendi ende në ngërç – sot përpjekja e 15-të për konstituim

13/05/2025
Lajme

Zgjedhjet 2025: PS drejt mandatit të katërt, PD mbetet pas – ja si ndahen mandatet

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?