Është përmbyllur nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK, e cila krahas këngëve garuese ka sjellë përplot emocione dhe spektakël.
Urban Band është grupi i fundit i artistëve që përmbylli natën e parë garuese të Festivalit të Këngës.
Ata po marrin pjesë në këtë festival me kompozimin muzikor të Klodian Regxhepaj “Ëndrrat s’kanë faj”. Dirigjent i orkestrës ishte Alfred Kaçinari.
Me performancën e Urban Band u përmbyll mbrëmja e parë e Festivalit të Këngës, ku u prezantuan 18 këngët garuese.
- Advertisement -
Nesër do të riperformojnë artistët nga e para, teksa juria profesionale do të bëjë vlerësimin, duke selektuar 9 nga to për të vazhduar në garë.
E në natën finale do të shpallet fituesi apo fituesja e edicionit të parë. Shpërblimi për çmimin e parë do të jetë trofeu i punuar nga Arbenitë Shala e Zana Ramadani, e cila ka simbolikën e Kosovës që shkëlqen. Gjithashtu fituesit/fitueses do t’i jepet një dhuratë e rëndësishme, që është një medaljon me shqiponjën e flamurit shqiptar që ka 500 diamante.