Ka përfunduar takimi i thirrur nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, me kryetarët e komunave në veri të vendit.
Nga katër kryetarët, të Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, prezent ishin vetëm dy prej tyre, përkatësisht ata të Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Siç njofton gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, tashmë nga Zyra e BE-së ku është mbajtur ky takim, ka dalë ambasadori Hovenier.
Ndërkohë, edhe më tej nga ndërtesa nuk kanë dalë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci.
- Advertisement -
Pjesë e këtij takimi ishte edhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.