Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë protestuar të qetë qytetarët dhe veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë pa organizatorë, përfundoi brenda 30 minutash, me fjalimin që mbajtën përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve dhe ata të veteranëve.
Në sheshin “Skënderbeu” mblidhen qytetarët për protestë, s’dihet organizatori
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë protestuar të qetë qytetarët dhe veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë pa organizatorë, përfundoi brenda 30 minutash, me fjalimin që mbajtën përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve dhe ata të veteranëve.
Qytetarë me flamujt e kombëtar, të Kosovës e të UÇK-së, janë në pritje të fillimit të protestës e caktuar për ora 18:00.
- Advertisement -
Policia ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për mbajtje të protestës, kurse pjesëtarë të kësaj të fundit shihen në numër pak më të madh rreth ndërtesave të Qeverisë e të Kuvendit.
Kujtojmë se sot (e shtunë) protestojnë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Prishtinë. Protesta vjen si kundërshtim i vendimit të miratimit të Projektligjit për pagën minimale, ku ata nuk janë përfshirë.
Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, tha se ata nuk janë organizator, por e mbështesin protestën. Ai ka bërë të ditur se veteranët e UÇK-së po ashtu kanë vendosur që ta pengojnë funksionimin e punës në Kuvendit të Kosovës, sa herë që mbahen seancat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Në mbështetje të protestës kanë dalë edhe figura politike e publiket.