Në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizoi Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Në marsh morën pjesë mijëra qytetarë nga qytetet e Kosovës, nga Shqipëria dhe hapësira të tjera të viseve ku banojnë shqiptarët.
Nga marshi u dhanë mesazhe se liria e Kosovës është falë luftës së UÇK-së. Përmes këtij marshi po ashtu u kërkua drejtësi për shqiptarët që janë vrarë në luftën e vitit 1998-1999, e për të cilët ende nuk ka dënuar dhe se kriminelët sot gjenden të lirë në Serbi, raporton RTKlive.
Po ashtu u kërkua që të zbardhet fati i të zhdukurve që ende mbahet i fshehtë fati i tyre, nga Serbia dhe ende pas 24 viteve familjarët presin me ankth ndonjë lajm për ta.
- Advertisement -
Në marsh po ashtu morën pjesë edhe familjarët e të akuzuarave të cilët nga të pranishmit u mirëpriten me duartrokitje.