Asamblisti Pëllumb Bajqinovci i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës, në mbledhjen e jashtëzakonshme që u mbajt të premten.
Kuvendi Komunal i Prishtinë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, më vota të fshehta ka zgjedhur e kryesuesin e Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajqinovcin, i cili është asamblistë i LDK-së. Në votim kanë marrë pjesë 26 asamblistë, të cilët kanë votuar për Bajqinovcin.
Në fjalën e tij kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, tha se ky është fjalimi më i rëndësishëm i tij. Bajqinoci premtoi se do të punojë me të gjithë.
Pushteti në Prishtinë, LDK-PDK, kanë zgjedhur kryesuesin e ri, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës javë më parë, vendim ky që është hedhur poshtë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Sipas opozitës në kryeqytet, Kupina vazhdon të jetë kryesues dhe se pushteti po vepron kundërligjshëm.
- Advertisement -
Në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal është votuar për shkarkim të Fehmi Kupinës, por ai paraprakisht e kishte mbyllur seancën me arsyen se nuk kishte kushte për punë. Një ditë më parë, Kupina u kishte dërguar shkresë asamblistëve, duke ua kujtuar Rregulloren, duke nënvizuar nenin që shpjegon se nuk mund të zgjidhet një kryetar i ri, përderisa ekziston aktuali.
Ndërkaq, kreu i Komunës, Përparim Rama po e vlerëson shumë unifikues kryesuesin e ri. Ai, ndër të tjera, tha se transformimi i kryeqytetit po vërehet.
Rama ftoi të gjithë të bashkohen në përkrahje të transformimit të mirëfilltë të Prishtinës.
Punimet i mbylli kryesuesi i ri.