Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka prezantuar kërkesën e opozitës për mbajtjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për shkarkimin e ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Sipas tij bordi i KEK-ut ka reaguar me vonesë në pezullimin e Krasniqit.
Bordi i KEK-ut dhe Qeveria duke mos reaguar dhe distancuar ndaj arrestimit të ish drejtorit të KEK-ut i bënë ata po aq përgjegjës sa vetë Krasniqin, raporton Gazeta10.
Sipas tij Bordi dhe Qeveria bënë shkeljen e radhës duke emëruar ud. Kryeshef të KEK-ut Përparim Kabashi i cili rezulton të jetë i dyshuar për vepra penale në KEK.