Sot Lutfi Haziri ka mbajtur një takim në ambasadën amerikane në Prishtinë për Asociacionin. Haziri u shpreh se ka konfirmuar mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së.
Ai ka theksuar në rrjetet sociale se orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme edhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme.
Andaj, “Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë”, ka shkruar Haziri në Facebook.