Rreth orës 14:30, në Veternik të Prishtinës ndodhi një aksident trafiku ku të përfshirë ishin një kamion dhe 11 automjete.
Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për Klankosova.tv.
Ajo tha se nga ky aksident, 11 persona kanë pranuar lëndimet trupore.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, deklaroi Ahmeti.
- Advertisement -
Zëdhënësja e PK-së tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.