Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, konferenca pritet të nisë në orën 11:00, megjithëse nuk është bërë e ditur tema që do të trajtohet.
Ftesa për konferencë vjen vetëm një ditë pas dështimit të 22-të radhazi për konstituimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, si dhe pas zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet në Ministrinë e Bujqësisë. Ministri në detyrë, Faton Peci, është intervistuar nga Prokuroria në lidhje me kontratën për dhënien në shfrytëzim të një fabrike për përpunimin e mbetjeve shtazore.