Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Parlamenti gjerman shqyrton mandatin e KFOR-it në Kosovë
Lajme

Parlamenti gjerman shqyrton mandatin e KFOR-it në Kosovë

Published 04/05/2023
Share
SHARE

Parlamenti gjerman do të shqyrtojë sërish në maj zgjatjen e mandatit për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it.

Parlamenti gjerman do të diskutojë të enjten, më 11 maj 2023 mocionin e paraqitur nga qeveria gjermane për zgjatjen edhe me një vit të mandatit të stacionimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë. Pas debatit prej 40 minutash, mocioni do t’u kalohet komisioneve përkatëse. Trupat gjermane janë përfshirë në misionin e KFOR-it që nga 12 qershori 1999, me hyrjen në fuqi të rezolutës 1244 të OKB-së.Të mërkurën, më 3 maj 2023, kabineti qeveritar i kancelarit Olaf Scholz mori vendimin përkatës për zgjatjen e mandatit.

Situata e sigurisë në Republikën e Kosovës mbetet kryesisht e qetë dhe stabile, por tensionet e herëpashershme në pjesën veriore, si në fund të vitit 2022, e bëjnë të domosdoshme vazhdimin e mandatit, argumentoi zëdhënësi i qeverisë federale, Steffen Hebestreit, në konferencën e rregullt për media pas mbledhjes së kabinetit. 

Sidomos pas agresionit rus në Ukrainë, qeveria gjermane e sheh stabilizimin e një paqeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor me interes të madh gjeostrategjik, tha Hebestreit. Numri maksimal i ushtarëve gjermanë që mund të angazhohen në kuadër të KFOR-it gjatë 12 muajve të ardhshëm mbetet i pandryshuar, 400. Aktualisht në Kosovë janë stacionuar afro 70 anëtarë të Bundeswehr-it. Por mandati i jep mundësi ministrit të Brendshëm që ta rrisë këtë numër në rast nevoje.

- Advertisement -

Shpenzimet e Gjermanisë për angazhimin e ushtarëve të saj në KFOR pritet të arrijnë në rreth 6.1 milionë euro për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm. Por kontributi i Gjermanisë në Kosovë është më i madh se kaq. Që nga viti 1999, ajo ka shpenzuar rreth 880 milionë euro për zhvillimin e Kosovës. Bashkëpunimi aktualisht është i fokusuar në fushat e energjisë, kanalizimeve, ekonomisë rrethore, arsimit dhe rritjes së qëndrueshme. Një projekt kryesor i bashkëpunimit zhvillimor është shndërrimi i kampit të Prizrenit në një park inovacioni dhe teknologjie.

KosPress Portal 04/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025
Lajme

Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe

16/05/2025
Lajme

Meloni pritet në Tiranë nga Rama, gjesti i gjunjëzimit tërheq vëmendjen

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?