Parlamenti Evropian sot në rend të ditës ka Liberalizimi i vizave për Kosovën, për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme. Aty pritet të votohet marrëveshja trepalëshe.
“Votime: Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së (rapor. Joachim Brudzinski). Liberalizimi i vizave me Kosovën – marrëveshja trepalëshe (rapor. Thijs Reuten)”, thuhet në njoftimin e Komitetit në Twitter.
Për votimin ka njoftuar edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten.
“Pas marrëveshjes shumë gjatë të pritur, që u arrit mes shteteve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, ne do ta mbajmë ritmin në Parlamentin Evropian. Votim në Komitetin këtë të enjten”, ka shkruar Reuten në Twitter.