Kreu i AKR-së dhe biznesmeni Behxhet Pacolli, ka ngritur shqetësim se në rrugët e Kosovës po ndodhin shumë aksidente trafiku. Bashkangjitur disa statistikave të këtyre aksidenteve në 24 orët e fundit, ai shprehet se shkak kryesorë janë rrugët.
“Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur mbi 62 incidente trafiku nëpër rrugët tona. Shkaku kryesor i këtyre incidenteve janë rrugët, të cilat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, janë në gjendje katastrofale. Që nga viti 2020, faktikisht, në Kosovë nuk ka mirëmbajtje të rrugëve dhe gjendja e tyre është shkaku kryesor i incidenteve që po kushtojnë jetët e njerëzve. Bëj thirrje te qeveria që të veprojnë për të parandaluar vdekjen e njerëzve”, është shprehur ai.