Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Zvicër, ku ka nisur vizitën e saj shtetërore në këtë vend mik.
Lajmi është konfirmuar nga Presidenca përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku theksohet se vizita zhvillohet me ftesë të presidentes zvicerane, Karin Keller-Sutter.
Në fotografitë e publikuara, Osmani shihet e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ndërsa mbërrijnë në territorin zviceran me helikopter.
Kjo vizitë shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe Kosovë–Zvicër dhe është e para vizitë shtetërore e një presidenti të Kosovës në këtë shtet.