Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Lidhur me vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës ka reaguar kryetarja, Vjosa Osmani-Sadriu.
Ajo, përmes rrjetit social Facebook, ka theksuar se vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë.
“Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme”, ka shtuar ndër të tjera presidentja Osmani.
- Advertisement -
Duke vënë në pah datën se kur qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm, pa viza, e para e vendit shtoi se që nga 1 janari 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj.
“Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha”, ka shkruar presidentja Osmani.