Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi të enjten se Forca e Sigurisë së Kosovës i ka treguar gjithë botës për rëndësinë e saj në shpëtimin e jetëve nëpërmjet qendrës për kërkim-shpëtim. Këto deklarata komandantja supreme e ushtrisë i bëri në përmbylljen e ushtrimi ndërkombëtar të kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023” që u mbajt në kazermën e FSK-së në Pomozatin.
“Unë qëndroj para jush e impresionuar dhe me krenari absolute për punën e shkëlqyer që ekipi ynë i shpëtimit ka kryer, kjo është një ditë vërtet e mirë. Qendra stërvitore e ekipit ndërkombëtar të Kosovës për kërkim-shpëtim vazhdon të bëjë një punë të madhe brenda dhe jashtë Kosovës. FSK po ecë me shpejtësi drejt zhvillimit të aftësive të veçanta për të kontribuar në paqe” deklaroi Osmani.
E kjo qendër e kërkim shpëtimit, sipas saj, po mbledh pjesëtarë nga e gjithë bota duke folur për mision e FSK-në gjatë tërmetit në Turqi.
“Fatkeqësia në Turqi tregoi tek të gjithë rolin e kërkim-shpëtimit në shpëtimin e jetëve, shumë nga pjesëtarët e kërkim-shpëtimit nga FKS-ja që ishin në Turqi për të kryer këtë mision dhe na kanë bëtë të gjithëve krenarë për shërbimin që kryen dhe lutjet tona janë me të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit në Turqi”, tha Osmani.
- Advertisement -
Ajo u shpreh optimiste se FSK do të kontribuojë gjithnjë e më shumë në përpjekjet ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë, ndërsa ne vazhdojmë të ecim në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.