Presidentja Vjosa Osmani është pritur me ceremoni të lartë shtetërore në vilën presidenciale të Maqedonisë së Veriut nga homologu i saj, Stevo Pendarovski.
Presidentja Osmani falënderoi homologun e saj për mbështetje ndaj Kosovës.
Nga Shkupi, Osmani u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe aleatëve perëndimorë që mbikëqyrin procesin e dialogut, të kujdesen që Serbia të zbatojë atë për çka është dakorduar.
“Shpresoj shumë qe miqtë dhe aleatët tanë do të sigurohen që të bisedojnë rreth kësaj periudhe, të bëjnë presion mbi Serbinë në mënyrë që edhe ajo të respektojë obligimet qe janë marrë nga ky proces, i cili ka qenë një hap i rëndësishëm ku Kosova dhe Serbia trajtohen nga aspekti drejt marrëdhënies ndërkombëtare si dy palë të barabarta sa u përket raporteve ndërshtetërore”, theksoi Osmani.
- Advertisement -
E, presidenti Pendarovski tha se shteti që përfaqëson nuk mban anë në çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.
e Maqedonisë së Veriut ka dhe do të ketë marrëdhënie të njëjta si me Kosovën edhe me Serbinë. Ne i njohim të dy shtetet, kemi ambasada tona në të dyja shtetet, ata kanë ambasada e tyre këtu dhe kemi marrëdhënie tërësisht diplomatike, ne nuk zëmë asnjë anë. Ne këtu jemi vetëm komshinj të mirë dhe fqinjë të mirë që dëshirojmë sa më shpejt përfundimin e këtij procesi”, deklaroi Pendarovski.
Gjatë vizitës në Shkup, presidentja Osmani iu drejtua edhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pas takimit që pati me kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Aty foli për nevojën që ka rajoni për anëtarësim në strukturat euroatlantike.
“Sot ne po takohemi në Shkup e uroj që në një të ardhme të afërt në Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor të takohemi në Bruksel, ne djepin e Bashkimit Evropian. Ne vërtet duam që të hyjmë në Evropë, po aq sa duam që shtetet tona t’i bëjmë evropiane. Kufijtë na ndajnë, por Evropa do të na bashkojë”, tha Osmani.
Gjatë kësaj vizite, presidentja Osmani është pritur edhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
- Advertisement -
Ajo do të jetë në Shkup edhe të enjten, gjatë së cilës ditë pritet të marrë pjesë në disa aktivitete dhe do ta vizitojë edhe Komunën e Tetovës.