Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që sa më shpejt të bëhet përzgjedhja e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Kështu kanë kërkuar Avdullah Hoti i LDK-së dhe Mërgim Lushtaku i PDK-së gjatë Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ku është bërë shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, njofton Klan Kosova.
“Unë kam dërguar edhe e-mail ku kam pyetur se ku është procesi i përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së”, ka thënë Hoti.
Po ashtu edhe Lushtaku i PDK-së ka thënë se është më rëndësi që të bëhet përzgjedhja e guvernatorit të ri.
- Advertisement -
“Në fund të ditës të vendoset në rend të ditës se ne ashtu kështu nuk mund ta diskutojmë për shkak të seancës, por e rëndësishme është që të vendoset në rend dite”, tha Lushtaku.