Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit.
Zëvendësdrejtori për Veriun, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se bastisjet janë duke u zhvilluar në tri lokacione – dy në Mitrovicën e Veriut dhe një në Zveçan.
“Sipas informacioneve tona operative, dyshohet për posedim të armëve. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar”, ka deklaruar Elshani, duke shtuar se detajet e tjera do të bëhen publike nga njësia për Krime të Organizuar.
Ai shtoi gjithashtu se policia lokale ka qenë në asistim të njësive të specializuara nga Prishtina.