Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > OKB diskuton për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare në Kujtim të viktimave të Srebrenicës
Lajme

OKB diskuton për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare në Kujtim të viktimave të Srebrenicës

Published 20/04/2024
Share
SHARE

Në Kombet e Bashkuara në New York është diskutuar një draft rezolutë për ta shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë të vitit 1995. Anëtarë të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqirovic dhe Zhelko Komshic gjatë një fjalimit të tyre u shprehën se gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet mbështetje për viktimat, duhet të parandalohet mohimi i gjenocidit dhe duhet të dënohet glorifikimi i kriminelëve të luftës, për të parandaluar gjenocidet dhe krimet e luftës në të ardhmen. Beqirovic kujtoi se gjenocidi në Srebrenicë u përcaktua nga vendimet e gjykatave të OKB-së, si dhe gjykatave në Bosnjë e Hercegovinë, dhe theksoi se rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë “nuk është kërcënim për asnjë komb”.

“Ka kriminelë individualë. Nuk ka asnjë fjali të vetme për përgjegjësinë kolektive,” tha Beqirovic, duke shtuar se propaganda e rreme se rezoluta është kundër popullit serb duhet të ndalet. Rezoluta sipas tij është e nevojshme edhe për pajtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për mbrojtjen e gjykatave të OKB-së dhe vlerat civilizuese, si dhe për solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.

Ndërsa Komshic, ndër të tjera, tha se qëllimi i rezolutës është të parandalohet mohimi i fakteve të vërtetuara me aktgjykime të gjykatave ndërkombëtare dhe vendore, përkatësisht se në Srebrenicë është kryer gjenocid. Ai theksoi se “ata njerëz u vranë në mënyrë sistematike, për shkak të fesë dhe kombit të tyre”. Nismëtarët e rezolutës për Srebrenicën janë Gjermania dhe Ruanda. Më pas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe vende të tjera thanë se e mbështesin këtë rezolutë në OKB. Vendet anëtare të OKB-së mund të shprehin mendimin e tyre për rezolutën përfundimtare, për të cilën ende po punohet, në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që pritet të mbahet në fillim të majit.

As populli serb dhe as përgjegjësia kolektive nuk përmenden në projekt-rezolutën. Sakaq, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë. Miratimi i mundshëm i draft-rezolutës në Nju Jork në fillim të majit, ka nxitur shumë reagime në Serbi dhe nga politikanët serbë në vendet e tjera të rajonit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha javën e kaluar se Serbia do të luftojë kundër miratimit të kësaj rezolute në OKB, e cila do t’i fajësonte serbët. Parlamenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë miratoi të enjten një raport, i cili thekson se vrasja e 8.000 myslimanëve në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjës, nuk përbën gjenocid.

- Advertisement -

KosPress Portal 20/04/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë
Lajme 23/05/2025
Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”
Sport 23/05/2025
Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit
Lajme 23/05/2025
Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’
Lajme 23/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

23/05/2025
Lajme

Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit

23/05/2025
Lajme

Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’

23/05/2025
Lajme

Dënohet për krime lufte – Çaslav Joliq merr 5 vjet e 6 muaj burg

23/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?