Covid 19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Komiteti i Urgjencës i Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit të OBSH-së diskutoi pandeminë të enjten në takimin e të 15-të për Covid 19 dhe Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u pajtua që urgjenca e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar duhet të përfundojë.
“Për më shumë se një vit, pandemia ka qenë në një prirje rënëse”, tha Tedros në një konferencë shtypi të premten, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo ka lejuar që shumica e vendeve të kthehen në jetë siç e dinim përpara Covid 19,” tha Tedros.
- Advertisement -
“Dje, komiteti i urgjencës u mblodh për herë të 15-të dhe më rekomandoi që të shpallja fundin e urgjencës së shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Unë e kam pranuar atë këshillë”.
Organizata e shpalli shpërthimin e koronavirusit si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar në janar 2020, rreth gjashtë javë përpara se ta karakterizonte atë si një pandemi.
Covid 19 vazhdon të përhapet, virusi po evoluon dhe mbetet një kërcënim global për shëndetin, por në një nivel më të ulët shqetësimi, sipas zyrtarëve të OBSH-së.