Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Obama në fushatë për të mbështetur Nënpresidenten Kamala Harris
Lajme

Obama në fushatë për të mbështetur Nënpresidenten Kamala Harris

Published 11/10/2024
Share
SHARE

PITSBURG – Ish-Presidenti Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së ish-Presidentit Donald Trump dhe në favor të Nënpresidentes Kamala Harris të enjten gjatë një tubimi në një kampus universitar në Pitsburg, që synonte të nxiste të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet e nëntorit.

Ish-Presidenti Obama dha mbështetje të fortë për zonjën Harris, kur ajo u bë kandidatja zyrtare demokrate, pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq në korrik pas një paraqitjeje të dobët në debat përballë ish-Presidentit republikan Donald Trump.

Ish-Presidenti Obama, mandati i të cilit në Shtëpinë e Bardhë përfundoi në vitin 2017, vazhdon të gëzojë popullaritet në bazën e partisë së tij. Aktiviteti ku ai mori pjesë në Universitetin e Pitsburgut, i mbajtur ndërsa zonja Harris bënte fushatë në Nevada dhe Arizona, është i pari nga disa aktivitete që ai planifikon të bëjë në shtetet e rëndësishme për betejën elektorale në javët e ardhshme.

“Unë e kuptoj pse njerëzit kërkojnë t’i ndryshojnë gjërat”, tha ish-Presidenti Obama përpara një turme mbështetësish. “Unë i kuptoj njerëzit që ndihen të zhgënjyer, që ndjejnë se mund të bëjmë më shumë. Ajo që nuk mund ta kuptoj është se përse dikush do të mendonte se Donald Trump-i do t’i ndryshojë gjërat në një mënyrë që është e mirë për ju, në Pensilvani”, tha ai.

- Advertisement -

Barack Obama nuk është i vetmi ish-president që fushata e zonjës Harris synon ta angazhojë në fushatën elektorale.

Bill Clinton, gjithashtu një ish-president demokrat për dy mandate dhe ish-guvernator i Arkansasit, do të bëjë ndalesa në Xhorxhia të dielën dhe të hënën përpara se të udhëtojë drejt Karolinës së Veriut për një turne me autobus më vonë gjatë javës, në përpjekje për të fituar mbështetjen e votuesve ruralë.

KosPress Portal 11/10/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?