Është nxjerr në sipërfaqe vetura me targa të Kosovës, brenda së cilës, Policia e Kosovës konfirmon për edicionin qendror të lajmeve në RTK, se brenda janë tre trupa të pajetë.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin në sipërfaqe veturën që ka rënë në lumin ‘Lepenc’.
Vetura është gjetur rreth dyqind metra larg vendit ku ka ndodhur aksidenti.
Aksidenti tragjik ndodhi të shtunën në mbrëmje. Katër anëtarë të familjes Pacolli nga Kosova, po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit.
- Advertisement -
Dy prindër dhe vajza të kësaj familje kanë humbur jetën kurse djali 20 vjeç ka shpëtuar. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Shkupit.
Aksidenti ndodhi në rrugën Shkup-Bllacë në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Ekipet e shpëtimit të FSK e PK janë angazhuar që nga orët e para të mëngjesit të sotëm për gjetjen e veturës dhe trupave.