Ka përfunduar seanca e Kuvendit në të cilën u debatua për gjendjen e krijuar në KEK, pas arrestimit të kryeshefit të kësaj korporate, Nagip Krasniqi.
Kjo seancë ishte thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, bashkë me nënshkrimin e 40 deputetëve të tjerë, ndërsa, në pjesën e fundit të seancës, në sallë mbetën veç 21 deputetë.
Ndërkohë, u vendos që në një prej seancave parlamentare në ditët në vijim të prezantohet dhe votohet rezoluta e PDK-së dhe partive opozitare lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Kyreparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se në mungesë të deputetëve, Rezoluta për debatin e radhës prezantohet dhe hedhet në votim në seancat e ardhshme të Kuvendit.
- Advertisement -
“Njoftohemi ne më herët, i shpërndahet deputetëve. Ne nuk e morën njoftimin me kohë, mirëpo mund ta lëmë në vazhdimin e kësaj seance, që me mbyll. Atëherë meqenëse nuk kemi deputetë të mjaftueshëm, mund ta lëmë për një herë tjetër dhe pastaj edhe prezantohet Rezoluta dhe e hedhim atë në votim”, theksoi Konjufca.