Shkrimtari i njohur turk, nobelisti Orhan Pamuk do të vijë në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Kënaqësi e veçantë ta presim në Kosovë shkrimtarin e madh turk, fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk. I përkthyer në dhjetëra gjuhë, me miliona kopje të shitura, Pamuku është shpërblyer me shumë çmime në fushën e kulturës”, ka shkruar ministri Çeku.
Sipas agjendës ai do të jetë në Kosovë prej 24 deri më 26 maj.
“Për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flasë vetë ai në Prishtinë”, ka shkruar Çeku, të enjten pasdite.